Pochettino do yllin e Tottenhamit, Mourinho i hap derën lojtarit

18 Janar 2021
16:49
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, do të largohet nga ekipi i “Spursave”. Mesfushori 24-vjeçar i ekipit anglez nuk po luan nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Portugezi nuk e do në skuadër dhe ia ka bërë të qartë diçka të tillë lojtarit të tij. PSG e dëshiron dhe do ta rrëmbejë që në janar. Trajneri Mauricio Pochettino i ka kërkuar drejtorit Leonardo të firmosë me të.

Dele Alli po shtyn Tottenhamin që të largohet. Ai nuk do të mbetet më te “Spursat”, pasi e di që nuk do të ketë të ardhme. Marrëveshja mund të konkretizohet, pavarësisht se palët janë ende larg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit