Pochettino i kërkon klubit të mbyllë marrëveshjen me mesfushorin spanjoll

12 Korrik 2019
19:10
Telesport
back button

Trajneri Maurizio Pochettino kërkon me çdo kusht që mesfushori 22-vjeçar spanjoll Dani Ceballos të transferohet te Tottenham. Argjentinasi beson se mesfushori, aktualisht në pronësi të Real Madrid, është i përshtatshëm për skemat e tij dhe se do të shkëlqente me Spurs.

Ceballos nuk ka shumë shanse që të jetë titullar sezonin e ardhshëm te skuadra “merengues” dhe ka pranuar që të luajë në një ekip tjetër. Milan dhe Arsenal e kërkojnë gjithashtu lojtarin, por ai preferon një ekip që është në Champions League sezonin tjetër.

Për këtë arsye, Tottenham po këmbëngul të sjellë në Premier League lojtarin, që do të ishte zëvendësuesi ideal i Christian Eriksen, në rast se danezi largohet. Për këtë arsye, Pochettino i ka kërkuar klubit që të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me Ceballos, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Express”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit