Pochettino i qartë, kërkon shkëmbimin e sulmuesit me yllin e Premier LEague

26 Janar 2021
16:20
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Mauricio Pochettino ka nisur me dëshirat e para te skuadra e PSG. Ai ka folur me drejtuesit dhe u ka bërë me dije atyre se dëshiron të bëjë një shkëmbim lojtarësh.

Sulmuesi Julian Draxler nuk zë vend te lista e tij dhe nuk e ka në plane. Pochettino ka kërkuar që të largojë Draxler dhe ta shkëmbejë kokë me kokë me Matteo Guendouzin.

Francezi u largua me krisje nga “Topçinjtë” dhe është huazur në kampionatin gjerman. 21-vjeçari nuk po shkëlqen as atje dhe do ta mirëpriste një kalim te kampionët e Francës. Draxler nga krahu tjetër do të luante më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit