Pochettino i “shkel syrin” Realit: Jam gati të rikthehem në Spanjë

8 Mars 2019
17:42
Telesport
back button

Më në fund Mauricio Pochettino është dorëzuar dhe për herë të parë ka folur në lidhje me një rikthim të mundshëm si trajner në Spanjë. I përfolur disa herë si kandidat për të drejtuar skuadrën e Real Madrid (bashkë me Mourinho e Zidane) trajneri argjentinas ka refuzuar gjithnjë se do të lërë Tottenham dhe Premier League.

Gjithsesi, në një intervistë për televizionin spanjoll “TVE”, Pochettino tha: “Është një kënaqësi kur dëgjon që një skuadër e madhe si Real Madrid të kërkon si trajner. Kjo do të thotë se kam punuar mirë dhe në rrugën e duhur”, tha argjentinasi.

Kam gjithnjë një marrëdhënie speciale me Spanjën, pasi këtu kam drejtuar edhe më parë. Solari?” E kuptoj se çfarë ndien dhe se në çfarë pozicioni ndodhet. Është trajner i një ekipi të madh si ai i Real Madrid, ku i duhet të fitojë gjithnjë. Nuk është në një pozicion të mirë pas eliminimit nga Champions dhe për fat të keq trajnerët e paguajnë të parët”, tha Pochettino, që më parë në La Liga ka drejtuar skuadrën e Espanyol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit