Pochettino i shqetësuar: “Alli nuk duket mirë”

20 Janar 2019
21:42
back button

Me mungesën e Harry Kane deri në Mars pas dëmtimit të tij në kyçin e këmbës, teknikut të Tottenham, Maurizio Pochettino-s, i është shtuar më tepër dhimbja e kokës, pasi ditën e sotme mesfushori Dele Alli ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Fulham. 

Pavarësisht fitores 1-2 për Tottenham, trajneri nuk e ka fshehur shqetësimin e tij, teksa ka folur për gjendjen e lojtarit të tij:

“Duhet parë në ditët në vijim, por gjendja nuk duket e mirë.”

“Në fushë, të gjithë e pamë që ai e vendoste dorën mbi këmbë për shkak të dhimbjeve, është një situatë ku ndihesh…nuk është bukur ta shohësh.”

Përveç dëmtimit të Alli, Pochettino ishte i kënaqur me përmbysjen që bën djemtë e tij duke i dhuruar fitoren ditën e sotme.

“Jam i kënaqur, fundi ishte i jashtëzakonshëm dhe më treguan se duhet gjithmonë të besoj në skuadrën time.”

“Ishte një performancë solide, ndoshta jo më e mira. Por edhe Fulham është një skuadër e mirë që donte fitoren dhe tregoi cilësitë e saj që na vunë në vështirësi.”

"Jam i lumtur, sepse pas Manchester United ishte një javë shumë e vështirë për ne, në ekip kishim disa elementë negative por i kthyem ato në pozitive sot. Sot ka pasur mundësi të mëdha për të rritur për lojtarë të ndryshëm.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit