Pochettino: Kjo gjë po na shkatërron, tani pak qetësi pas stuhisë

2 Shtator 2019
20:57
Telesport
back button

Maurizio Pochettino është i kënaqur me barazimin 2-2 që skuadra e Tottenham arriti në fushën e Arsenal, në takimin që mbylli javën e katërt të Premier League. “Pas humbjes me Newcastle duhej një reagim dhe erdhi. Mund edhe të kishim fituar, por rëndësi nuk ka rezultati dhe renditja. Rëndësi kishte loja dhe reagimi”, tha Pochettino.

Trajneri argjentinas shprehet se pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare vjen në momentin e duhur. “Jam i lodhur nga merkato, që na dëmtoi psikologjikisht. Ka qenë një verë e mbushur me fjalë, që natyrisht edhe e kanë dëmtuar skuadrën. Këto 2 javë do të punojmë të qenë, kemi nevojë pas gjithë kësaj rrëmuje fjalësh”, u shpreh Pochettino.

Edhe trajneri i Spurs u përfshi në vorbullën e merkatos, sidomos para dhe pas finales së Champions. “Nuk kisha ndërmend të largohesha dhe ajo periudhë ishte e sikletshme. Kjo vlen edhe për lojtarët e mi, që ishin shpesh pre e merkatos. Madje deri në orët e fundit. Tani mjaft më me këtë fjalë”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit