Pochettino në lot: Faleminderit futboll për emocionet që na jep, Lucas është një superhero

8 Maj 2019
23:38

Mauricio Pochettino ka pasur shumë emocione pas fitores së madhe ndaj Ajax dhe kjo duket edhe nga deklarata e tij për BT Sport. 

“E kam shumë të vështirë të flas. Emocioni është i mrekullueshëm, faleminderit futboll. 

Lojtarët e mi janë heronj, kam një vit që i them të gjithëve që kam një grup heronjsh. 

Faleminderit futboll, ky emocion nuk është i mundur pa futbollin. Faleminderit të gjithëve që kishit besim te ne. Është e vështirë të përshkruaj me një fjalë se çfarë ndjej. 

Po flisnim përpara ndeshjes se kur punon dhe kur ndjen dashuri nuk është stres, por pasion. Treguam se e duam sportin e futbollit. 

Është e vështirë të konkurrosh në këtë nivel. Jam shumë mirënjohës që jam trajner. Të jem pjesë e futbollit dhe të marr pjesë në një mbrëmje të tillë. 

Të gjithë janë heronj por Moura ishte superhero.”

Më pas Pochettino fillon të qajë…

“Nuk dua të harroj familjen time, kjo është edhe për ta. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës të dielën dhe më pas do të përgatitemi për finalen.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit