Pochettino nuk ka dyshime: Ky lojtar është pasuesi i Messit dhe CR7!

1 Mars 2021
21:48
Telesport
back button

Mauricio Pochettino është në krye të PSG prej dy muajsh tashmë, me argjentinasin që pasoi në stolin e francezëve Tomas Tuchel. Edhe pse ka pak kohë në krye të ekipit, Pochettinos i ka mjaftuar për të parë nga afër potencialin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Një nga yjet kryesorë të PSG është padyshim Kylian Mbappe dhe për këtë të fundit, trajneri ka folur në një intervistë. Sipas Pochettinos, Mbappe ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë pasuesi ideal i Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

“Kylian Mbappe është mes lojtarëve më të mirë të Botës. Ai ka potencial të jashtëzakonshëm dhe do të pasojë më së miri Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Nuk i duhet asgjë tjetër përveçse kohë. Ka nevojë për kohë që të pasurojë më shumë CV-në e tij dhe të marrë atë çfarë ai meriton për talentin që ka”, përfundoi trajneri i PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit