Pochettino rrëfehet për herë të parë, zbulon të ardhmen e tij

2 Dhjetor 2019
16:32
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për herë të parë pas shkarkimit për FOX Sport në Argjentinë. Tekniku argjentinas ka treguar përjetimet e tij për largimin nga londinezët dhe shpreson që të mos qëndrojë shumë pushim. 

“Ka shumë klube me projekte interesante që më kanë kontaktuar, por pas një periudhe prej 5 vitesh e gjysmë te Tottenham kam nevojë të qetësohem. Dua t’i jap vetes mundësi të pushoj dhe të rifitoj vetëmotivimin. 

“Qëllimi im është të rikthehem në Europë. Është e vështirë për mua që të mendoj që rikthehem si trajner në Argjentinë. Sigurisht, për të mirën e familjes time nuk do të refuzoja të punoja dhe këtu. Tani kam nevojë të qetësohem për disa ditë dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. Nuk kam pasur shumë kohë të reflektoj se çfarë ndodhi me mua. 

“Vendimi im i parë ishte të rikthehem në Argjentinë, të qëndroj në shtëpinë time, të shoh familjen dhe shokët. Do të rikthehem në Europë që të vendos të ardhmen. Vendimi im më i mirë që të qëndroj 10 ditë në Argjentinë. Në moshën time nuk kam nevojë për shumë ditë pushime, jam i hapur të dëgjoj projektet që do të më paraqiten”, – tha ai. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit