Pochettino: S’mund të bëj atë që bëjnë Klopp dhe Guardiola

29 Qershor 2019
15:48
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për stacionin televiziv spanjoll "TV3", Mauricio Pochettino ka thënë se nuk ka të njëjtën liri veprimi në merkato si disa kolegë të tjerë. 

"Te Tottenham, Chelsea dhe Arsenal nuk ekziston liria që Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë te Manchester City dhe Liverpool. Pep ka kontrollin total të merkatos së City-t, ndërsa te Tottenham dhe klube të tjera ka një model tjetër", ka thënë argjentinas. 

"Shitja dhe blerja e lojtarëve varet vetëm nga trajneri, në rastin e Pep dhe Klopp. Kjo nuk ndodh te klubet e tjerë. Mua më kërkohet një mendim dhe natyrisht unë e adhuroj Harry Kane, por vendimi për shitjen e tij të mundshme merret nga presidenti. E njëjta gjë vlen edhe për Erikssen". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit