Pochettino zbulon të ardhmen: Ja çfarë do të ndodhë pas finales së Champions

10 Maj 2019
18:31
Telesport
back button

Mauricio Pochettino u shpreh sot se do të diskutojë për të ardhmen e tij si trajner i Tottenham vetëm pas finales së Champions League. Trajneri argjentinas ka ngritur dyshime në lidhje me të ardhmen e tij te Spurs që para fitores dramatike 3-2 që Tottenham arriti ndaj Ajax në gjysmëfinalen e dytë. Fitore që i dha mundësi Tottenham të kualifikohet në finalen e Champions League (do të luajë ndaj Liverpool).

Do të jetë e vështirë të përsëritim këtë mrekulli”, pat thënë Pochettino para finales. Ndërsa sot, para ndeshjes së fundit në Premier League, atë ndaj Everton, trajneri argjentinas shtoi: “Pas 5 vitesh mendoj se është momenti për të mbyllur një kapitull”.

Në korrik, kur të nisë faza përgatitore, nuk ka për të qenë e njëjta situatë si vjet. Ndaj, është e qartë që të gjithë të kemi idetë e qarta dhe një projekt që na vë të gjithëve para një sfide. Para 5 vitesh ideja ishte e qartë, ndërtimi i stadiumit të ri dhe të ishim në maksimum me pak shpenzime. Ishte e vështirë por ia dolëm mbanë, ndaj e konsideroj një mrekulli”, tha Pochettino.

Pyetja e radhës është se çfarë do të ndodhë më pas? Për mua është e vështirë ta shpjegoj, ndaj do të takoj Daniel (presidenti i Tottenham, Daniel Levy). Ai është shefi. Do të jetë një finale fantastike dhe më pas do të kemi shumë për të biseduar me njëri-tjetrin”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit