Pochettinon e përndjek hija e Zidane, një sy e mban nga Anglia

7 Janar 2022
10:49
Alfred Lleshi
back button

Stërvitja e PSG plot me yje kërkon aftësitë e një trajneri shumë të mirë. Pochettino është i tillë, por si shumë kolegë të tjerë ai ka përjetuar vështirësi në atë stol. I mësuar të dëgjojë thashetheme, këtë herë ai duhet të merret me të njëjtën çështje si disa muaj më parë: Zidane do ta zëvendësojë atë kur të përfundojë sezoni. Se Duket se Al Khelaifi tashmë ka marrë vendimin pas një viti të trazuar dhe me shumë vështirësi për të imponuar “vulën” e tij.

Pochettino, megjithatë, nuk mendon përtej qershorit. Ai është i qetë, pavarësisht lajmeve që një gazetar i “RMC Sport” dha dje, i vetëdijshëm se të folurit për të ardhmen te PSG nuk ndihmon shumë. As nëse fiton Ligën e Kampionëve. Asgjë nuk garanton vazhdimësi, por nuk është diçka që do t’ia prishë gjumin. Tani do të përballet me pjesën e dytë të sezonit dhe synon fronin continental, objektiv që i ka rezistuar klubit parizien prej disa vitesh.

Drejtimi i skuadrës pariziene nuk është një detyrë e lehtë, edhe pse në pamje të parë mund të duket si vitrina më e mirë në Evropë. I fokusuar te puna ditë pas dite, ai kujdeset pak për zërat se Zidane do të jetë zëvendësuesi i tij pas vetëm disa muajve.

Mbi të gjitha, sepse vetë Pochettino nuk e ka të qartë dëshirën për të vazhduar në Paris. Edhe pse Liga e Kampionëve do të shërbejë për të qartësuar të ardhmen e tij, argjentinasi dëshiron të kthehet në stërvitje një ditë në Angli. Në Premier League është i respektuar dhe gjithashtu i admiruar për kohën e tij te Tottenham. Edhe Manchester United nuk e ka harruar atë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit