Podium në 6 garat e mbetura, Ferrari zbulon planin për të mundur McLaren

20 Tetor 2021
12:06
Gentian Spiri

Ferrari synon të kapë vendin e tretë në renditjen e përgjithshme për konstruktorë këtë sezon të Formula 1. I bindur se “kokëkuqja” mund ta arrijë këtë objektiv është piloti spanjoll Carlos Sainz, që beson se Ferrari mund të kapë podiumin në të 6 garat e mbetura të këtij sezoni.

Kemi qenë më të shpejtë se McLaren në Turqi edhe pse mendoj se mes nesh do të jetë një sfidë e fortë deri në fund. Mendoj se motori i ri dhe disa ndryshime që kemi adaptuar do të na ndihmojnë në arritjen e objektivit. Janë 6 pista që teorikisht na favorizojnë ndaj McLaren”, tha Sainz.

Mund të duelojmë për podiumin në të gjitha garat e mbetura dhe bashkë me Charles po punojmë që Ferrari të shkojë aty ku meriton të jetë. Motori i ri na dha mundësi të rikuperojmë pikët në garën e fundit dhe kjo është një shtysë për sfidat e radhës”, u shpreh Carlos Sainz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit