Podiumi i parë në MotoGP për skuadrën e tij, Rossi: Jemi në qiellin e shtatë

28 Qershor 2022
10:12
Telesport
back button

Braktisi sportin e tij të dashur të motoçiklizmit në fund të vitit të kaluar, por Valentino Rossi, legjenda e MotoGP vijon të konkurrojë me skuadrën e tij Mooney VR46 Team. Në garën e fundit në pistën e Assen (Holandë), kjo skuadër korri podiumin e parë në MotoGP, në debutimin e tij në këtë kategori.

Valentino Rossi e ka festuar këtë rezultat fantastik që arriti me pilotin e tij Marco Bezzecchi, që u klasifikua i dyti. Ndërkohë që, fitues doli një pilot që ka dalë nga akademia e Rossi, Francesco Bagnaia.

Një ditë e paharrueshme për mua, skuadrën time, për këta pilotë dhe sportin tonë. Jam i lumtur që pilotët e Akademisë tonë arrijnë të triumfojnë e renditen të parët. Krenar për skuadrën time dhe këtë rezultat të jashtëzakonshëm”, u shpreh Valentino Rossi.

Pas garës, Bezzecchi shëtiti në pistë për xhiron e nderit me flamurin me nr.46 që mbante Valentino Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit