Podolski përgatit rikthimin e bujshëm dhe ka një mesazh për Ribery

15 Janar 2019
16:17
Denis Hakanaj
back button

Lukas Podolski po jeton një rini të dytë në Japoni. Sulmuesi gjerman, i transferuar prej pak kohësh te Vissel Kobe pas eksperiencave me Koln, Bayern Munich, Arsneal, Inter dhe Galatasaray, mund të kthehet të luajë për një klub të Bundesliga-s një ditë. 

Ka qenë vetë lojtari që ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë të dhënë për "Bild". Gjithashtu, ai ka dhënë edhe një mendim në lidhje me zhurmën e krijuar për biftekun e artë të ish-shokut të skuadrës te Bayern-i, Franck Ribery. 

Podolski ka dalë në mbrojtje të francezit dhe ka thënë: "Nuk më intereson nëse bifteku i ashte prej ari, apo argjendi. Për mua Ribery mbetet i njëjti njeri, pavarësisht ajo që ha".    

"Sigurisht, ai ka gabuar me reagimin që ka patur ndaj komenteve të njerëzve, por këtë e di edhe vetë. Ai është një njeri shumë i mirë dhe kjo që ka ndodhur nuk ndryshon asgjë".  

Në lidhje me të ardhmen: "Të kthehem në   Bundesliga? Pse jo? Do të doja ta bëja, ndihem mirë dhe jam në formë, dua të luaj edhe për disa vite", ka përfunduar sulmuesi gjerman. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit