Podolski shpreh mendim ndryshe: Sane nuk është “top lojtari”!

12 Korrik 2020
16:06
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-sulmuesi i Bayern Munchen, Lucas Podolski, ka folur në lidhje me afrimin e Lorey Sane nga bavarezët. Legjenda gjermane ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky Germany ku ka shprehur mendimin e tij se Sane ende nuk ka arritur në nivelin e top lojtarëve të botës.

“Bayerni ka lojtarët më të mirë dhe Sane është njëri prej tyre. Ai ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të lartë. Ka nevojë për të fituar më shumë eksperience dhe disa sezone. Ai duhet të luajë rregullisht në kombëtare dhe të fitojë ndonjë kampionat Europian ose Kupë Bote”, – tha Podolski.

AI ka komentuar dhe punën e bërë nga Hansi Flick në krye të stolit, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të Niko Kovac. “Mund të shihet se sa shumë është përmirësuar Bayerni me të në stol. Hansi Flick ka bërë një punë të shkëlqyer”, -tha Podolski ndër të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit