Pogba dhe Hazard te Real Madrid, Varane zbulon shanset

22 Maj 2019
22:56
back button

Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane ka diskutuar mbi shanset që Paul Pogba dhe Eden Hazard të transferohet këtë merato vere te Los Blancos. Të dy futbollistët janë përfolur mbi transferimin në “Bernabeu”.

Sipas spekullimeve, Hazard do të bashkohet me madrilenët pas finales së Europa League, ndërkohë që edhe Pogba përflitet për një lamtumirë me Manchester United.

“Nuk mund të tregoj atë që komunikoj me Pogba, por çdo futbollist i madh ka një vend në Madrid dhe ai është një i tillë. Në Madrid ka shumë konkurencë. Është një mundësi, ka shumë zhurmë përreth dhe do të shohim në gusht se ku do të jetë”, deklaroi Varane.

Një qëndrim thuajse i njëjtë ai i mbrojtësit francez të Real Madrid edhe në lidhje me fatin e belgut Hazard: “E kam njohur atë që kur e kam nisur te Lens. Ai është një futbollist i nivelit të lartë dhe situata për atë është e njëjtë me atë që përshkruajta për Pogba, edhe ai gjithashtu mund të luajë në Madrid”.

“Ai ndodhet në momentin më të mirë të karrierës, me moshën dhe cilësitë që ka. Kur ne me Francën duhej të përballeshim me Belgjikën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, e dinim mirë se duhet të përgatisnim një plan special për të ndalur atë”, tregoi mbrojtësi francez i Los Blancos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit