Pogba drejt largimit, Manchester United merr vendim së bashku me Raiolan

23 Janar 2021
15:35
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United dhe mesfushori Paul Pogba nuk do të ndërmarrin asnjë vendim për të ardhmen. Palët kanë vendosur që të shtyjnë bisedimet për një moment të dytë.

Arsyeja është e drejtpërdrejtë me ecurinë fantastike të “Djajve të kuq” në kampionat. Djemtë e Solskjaer po bëjnë mjaft mirë dhe ndodhen në vend të parë, pavarësisht se e nisën shumë dobët kampionatin.

Pogba është shumë i kritikuar dhe pritej të largohej, por gjërat kanë ndryshuar pas situatës aktuale në klub. Ai nuk po luan rregullisht si titullar, por është vlerë e shtuar e anglezëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit