Pogba e ka ndarë mendjen, ja shkaqet e largimit nga Manchester United

24 Prill 2019
12:13
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Paul Pogba duket larg nga Manchester United. “L'Equipe” ka njoftuar sot se francezi e ka ndarë mendjen, do të ndryshojë ekip në sezonin e ardhshëm. Njerëzit e afërt dhe bashkëlojtarët e tij të tanishëm janë në dijeni të këtij vendimi të kampionit të botës. Klubi i tij anglez duket i dorëzuar, ndaj nuk do t’i nxjerrë pengesa, por synon të përfitojë sa më shumë financiarisht nga transferimi te Real Madridi. 

“Djajtë e Kuq” e shohin si një mundësi të mirë shitjen e Pogba këtë verë, duke llogaritur shumën e madhe të parave, që do të fusnin në xhep. Kontrata në fuqi e mesfushorit francez shkon deri në vitin 2021. Sipas prestigjiozes sportive franceze, një shkak tjetër që e ka përshpejtuar vendimin e Pogba për ta lënë Manchester United ishte eliminimi nga Champions-i. Ai mori një goditje, pasi u eliminua që në çerekfinale kundër Barcelonës. 

Mes zhgënjimit të pësuar në “Camp Nou”, Pogba kuptoi se ishte koha për të provuar një tjetër klub të madh europian. Një faktor tjetër, që po ndikon në largimin e Pogba nga “Old Trafford” lidhet me mungesën e mundshme në Champions, sezonin e ardhshëm. Ky skenar do ta reduktonte me 25% pagën e tij, e cila do të shkonte nga 17.3 milionë euro në sezon, në 13 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit