Premier League

“Pogba është një idiot, Mourinho nuk duhet të fajësohet për gjithçka”

Paul Ince ka folur për situatën që Paul Pogba po përjeton te Manchester United, madje e ka fajësuar atë për performancën e ulët brenda ekipit. Përveç kësaj, ish-futbollisti ka “amnistuar” disi José Mourinhon, të cilit po i ngarkohen të gjitha fajet për mungesën e ecurisë së pritshme pozitive të “Djajve të Kuq”. Për ish-futbollistin anglez, zgjidhja më e mirë është që Pogba të largohet nga “Old Trafford”.

“Pogba duhet të jetë një lojtar i klasit botëror, por mua më duket mediokër. Ai beson se Manchester United është një vend, ku ka ardhur për të bërë truket e tij me topin dhe pastaj ta humbasë atë e ta dëmtojë skuadrën. Ai është një idiot. Ne mund ta fajësojmë Mourinhon për disa gjëra, por jo në çdo gjë. Pogba duhet ta ketë kuptuar mjaftueshëm pse tifozët e vërshëllejnë atë. Pse ndodh kjo? Tifozët janë të ngopur me sjelljen dhe qëndrimin e tij. Gjëja më e mirë për të gjithë do të ishte largimi i tij nga Manchester United”, – tha ai në një intervistë për “Independent”.

Në fakt, Paul Pogba mund të rikthehet te Juventusi. Në muajt e fundit, opsioni i largimit të yllit francez nga “Old Trafford” ka fituar forcë. Në sezonin e ri ka pasur shpresë se ai do të përshtatej në ekipin e Mourinhos, por nuk ka ndodhur kështu. Dallimet në mes të dyve vazhdojnë të ekzistojnë. Prandaj, Mino Raiola, përfaqësuesi i lojtarit, po kërkon një ekip. Zgjedhja më e mundshme është ajo e rikthimit të tij te “Zonja e Vjetër”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Premier League