Pogba fiton duelin, vjen postimi anti-Mourinho në Twitter

18 Dhjetor 2018
12:21
back button

Dy gjela në një kotec nuk mund të bashkëjetojnë paqësisht dhe kjo ndodhi në Manchester, aty ku Jose Mourinho e Paul Pogba kanë qenë protagonistë të një dueli të egër në muajt e fundit, herë në heshtje e herë në sytë e të gjithëve, duke përfshirë debat në stërvitje.

Tashmë luftën e ka fituar Pogba, sepse mesfushori francez është ende në Manchester dhe largimi i tij praktikisht shmanget nga largimi i Mourinho-s, i pushuar sot nga puna.

Nëse ndokush kishte dyshime mbi atë që mendon Pogba për Mourinho-n, mjafton të shihet postimi i fundit i francezit në Twitter, pak pas zyrtarizimit se trajneri portugez u pushua nga puna.

Një buzëqeshje 'djallëzore', me mesazhin: "Vendose diçiturën!" dhe me etiketim për Manchester United dhe sponsorin Adidas. Pak më vonë postimi u fshi, por efektin e dha plotësisht, sepse fotoja ka bërë xhiron e uebit.

Mourinho via dallo United, la reazione di Pogba subito cancellata

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit