Sipas elnacional.cat, Paul Pogba dhe përfaqësuesit e tij do t’i ishin ofruar edhe Atletico Madridit të ‘Cholo’ Simeone.
Megjithatë, përgjigjja duket se ka qenë negative.
Colchoneros do ta kishin refuzuar Pogban dhe do të kishin thënë se nuk ishin të interesuar ta nënshkruanin me kosto zero, siç raporton portali spanjoll.
Për mesfushorin, pak muaj pas rikthimit në fushë, vjen një tjetër jo që e largon edhe më shumë nga qëndrimi në Europë.
Destinacionet më të mundshme, në fakt, mbeten Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite: MLS dhe Saudi Pro League po kërkojnë ta bindin ish-lojtarin e Juventus-it.