Pogba ka zgjedhur një shtëpi speciale për kthimin tek Juventus-i

28 Qershor 2022
15:05
Denis Hakanaj
back button

Afrohet gjithnjë dhe më shumë kthimi i Paul Pogba tek Juventus, deri në atë pikë sa tani ka filluar të flitet për banesën e zgjedhur nga francezi për aventurën e tij të re në Torino.

Sipas Corriere della Sera, në fakt, mesfushori do të transferohet në një vilë 1.000 metra katrorë, por jo një vilë çfarëdo. Do të jetë ajo ku ka jetuar Cristiano Ronaldo deri në gushtin e vitit 2021.

Një super banesë, ajo e zgjedhur nga Pogba që ka katër dhoma gjumi, palestër spa, pishinë, suitë private, garazh të madh, dhoma për personelin dhe një park të madh.

Bëhet fjalë për një pronë në rrugën Alberto Picco, pak hapa larg sheshit Gran Madre e formuar nga dy vila përkrah njëra-tjetrës, por me hyrje të ndryshme.

Domethënë, momenti i madh po afron. Kthimi i mesfushorit tek Juventus duket se tani është vetëm çështje ditësh.

Transferimi do të zyrtarizohet muajin e ardhshëm me Pogba, siç dihet, që do të kthehet në Torino me kosto zero pas përfundimit të eksperiencës me Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit