Pogba mban pezull të ardhmen: PSG? Nuk e kam fare numrin e Al-Khelaifi

11 Qershor 2021
11:24
Alfred Lleshi
back button

Kthimi i Paul Pogba te Juventusi është një nga ëndrrat e shumta tifozëve bardhezinj. Francezi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën që e lidh me Manchester United dhe thashethemet për lamtumirën e tij të mundshme janë gjithnjë e më këmbëngulëse. Nga konferenca për shtyp e ekipit kombëtar, Pogba foli gjithashtu për të ardhmen:

“Më ka mbetur një vit kontratë, të gjithë e dinë. Ende nuk kam një propozim konkret për rinovim me Manchester United. Tani mendimet kthehen te Euro 2020. Jam përqendruar vetëm në atë që është e tashmja. Kam një agjent që kujdeset për gjithçka tjetër. Interesim nga PSG? Personalisht nuk e kam fare numrin e Al-Khelaifi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit