Pogba mes Juventusit dhe PSG: 2 mln euro ndajnë rrugët!

19 Maj 2022
22:01
Telesport
back button

E ardhmja e Paul Pogba ende nuk eshte vendosur! Sipas Fabrizio Romano, ekspertit te merkatos,  “Juventus po planifikon kontakte të reja direkte me agjentët e Paul Pogba në ditët në vijim. Ata mendojnë se ai është tunduar nga rikthimi te Juventus edhe nëse propozimi i tyre është më i ulët se Paris Saint-Germain.

Pogba po merr kohën e tij për të vendosur ndërsa agjenti i tij po negocion me klubet”, u shpreh Romano. Sakaq, sipas Ekrem Konur, PSG ka arritur t’i ofroje 12 mln euro ne sezon francezit.

Juventusi nuk mund t’i kaloje 10 milionë euro, përfshirë bonuset. Për momentin nuk ka ende një marrëveshje financiare mes Pogba dhe klubit piemontez. Ambicia e Juventusit është të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndërsa Paul Pogba do të ishte i etur për t’u rikthyer në klubin që e solli në plan të parë, por pa humbur shumë para. Francezi e di qe ne Torino do te gjente nje ambjent qe e ka dashur shume dhe ish-shoke skuadre, por ne anen tjeter do edhe garanci financiare.

Vec kesaj, PSG do te synoje Champions serish dhe do te jete protagoniste, kurse te Juventusi eshte hapur nje cikel dhe nuk dihet nese suksesi do te vije menjehere. Palet do te vazhdojne te diskutojne dhe te mundohen te gjejne akord.

Me largimin e Dybala, juventusit i lirohet nje rroge e madhe, ndersa edhe Bernardeschi do te largohet pasi nuk do t’i rinovohet kontrata. Para te kursyera qe mund te mbulojne rrogen e Pogba.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit