Pogba s’e vret mendjen fare për merkaton, ja çfarë bën me vëllain (video)

24 Qershor 2019
9:46
Alfred Lleshi
back button

Paul Pogba është një nga çështjet më të nxehta të merkatos së kësaj vere. Manchester United po bën gjithçka për ta mbajtur yllin francez, por kampioni i botës synon të lëvizë që aty, sepse nuk ka mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Menaxheri i tij, Mino Raiola, po bisedon me dy klube të tjera, Real Madrid dhe Juventus, sipas mediave europiane. Zidane e do në “Bernabeu” patriotin e vet, por edhe bardhezinjtë e joshin shumë Pogba, sepse atje ka shkëlqyer dhe ka gjetur “ajrin” e duhur për të qenë në majë. 

Në një situatë të tillë, pa koordinata të qarta të vijimësisë, cilido njeri do të stresohej, do të zhytej në mendime se cilën rrugë do të ndiqte. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për një personazh kontravers si Paul Pogba. Ai po i shijon ditët e pushimeve krejt i shpenguar, pa e vrarë mendjen fare për të ardhmen. Kjo duket qartë edhe në një video, që ka bërë bashkë me vëllain e vet, edhe ai futbollist, duke kërcyer në të njëjtën “gjatësi vale”. Një “koreografi” e denjë për kërcimtarë profesionistë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit