Pogba starton sfidën e re të karantinës, Ibra i përgjigjet “flakë për flakë” (video)

31 Mars 2020
11:44
Alfred Lleshi
back button

Një sfidë e re futbolli në rrjetet sociale ka lindur zyrtarisht, por kësaj radhe nuk do të jetë e mjaftueshme për të treguar aftësitë e driblimit me një rrotull të thjeshtë letre higjienike. Këtë herë sfida do të ketë pak më shumë ndjeshmëri në prekjen e topit, përndryshe do të bëhej e pamundur për t’u realizuar. 

“#homeskillschallenge” është nisur nga Paul Pogba, në profilin e tij zyrtar në Instagram: “Unë e di që gjatë karantinës jemi të gjithë në shtëpi dhe mund të bëjmë shumë, të krijojmë disa gjëra të reja. Ja një sfidë të re për ju. Nëse nuk është një top futbolli, mund të jetë gjithçka tjetër. Ju nuk duhet të jeni profesionist, që të tregoni se çfarë mund të bëni. Etiketoni një mik”.

Bashkangjitur është një video e mesfushorit të Manchester United, i cili kryen disa truke mjaft të ndërlikuara. Ai ka apeluar një seri miqsh për t’iu përgjigjur sfidës në fjalë. Midis këtyre, edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili pa dyshim nuk vonoi, duke demonstruar një “specialitet shtëpie”, ndalesën e topit me gjoks në stilin “Matrix” (filmi, natyrisht; sigurisht që jo ish-shoku i skuadrës së tij tek Interi…)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit