Pogba, “viktimë” e shantazhit të vëllait dhe mungesës në Botëror, mamaja e tij shpjegon makthin e madh

21 Nëntor 2022
11:53
Alfred Lleshi
back button

E intervistuar nga rrjeti televiziv francez TF1 në emisionin “Sept à Huit”, nëna e Paul Pogba, Yeo Moriba, komentoi periudhën e vështirë të djalit të saj, i cili, pasi nuk është rikuperuar nga lëndimi i gjurit, do të detyrohet të humbasë Kupën e Botës në Katar. Ai është një nga “viktimat” e famshme të Francës, para kompeticionit që startoi dje në Katar.

“Paul ka filluar të rikuperohet pak nga pak psikologjikisht pas këtij momenti të keq. Historia e zhvatjes e mundoi. Ai nuk na tha menjëherë se e kishin shantazhuar, askush nuk e dinte, as vëllezërit e tij”, – nënvizoi mamaja e yllit të Juventusit.

Në të vërtetë, mes zhvatësve do të ishte edhe djali i saj, Mathias, i cili megjithatë mbrohej nga nëna e tij: “Mathias është manipuluar dhe unë jam shumë e shqetësuar për të. E di dhe jam gati të betohem: për mua, fëmijët e mi janë të dy viktima dhe kjo më mundon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit