Pohimi tronditës i yllit të Tottenham: “Nuk është nder të luash aty”

6 Dhjetor 2018
20:39
back button

Mbrojtësi i Tottenham, Danny Rose ka pranuar se aid he ekipi i Spurs-ave nuk kënaqen aspak të luajnë në “Wembley”, teksa saga e stadiumit të klubit nga veriu i Londrës vijon të zvarritet. Spurs-at duhej të transferoheshin në shtëpinë e tyre të re në fillim të këtij sezoni, por disa vonesa i detyroi ata që të vijonin emigrimin në stadiumin kombëtar. Pavarësisht kësaj pengese, futbollistët e Mauricio Pochettino kanë realizuar një nga startet më të mira të sezonit në histori.

Gjithsesi një problem që po nis të theksohet tashmë është prezenca e dobët e tifozëve të Spurs-ave në “Wembley” që u konstatua në mënyrë evidente edhe ndeshjen ndaj Southampton, me shumë ndenjëse të boshatisura, me një prezencë zyrtare prej vetëm 33,000 tifozësh. Për të bërë edhe më kritike këtë situatë ka menduar edhe mbrojtësi i Tottenham, Rose, i cili ka deklaruar publikisht pakënaqësinë e tij në të luajturit në atë stadium, me pretendimin se nuk është i vetmi: “Nuk është më e këndshme. Unë nuk mendoj se është nder që të luash në Wembley. Ne të gjithë presim në ankth të transferohemi në stadiumin tonë të ri, me shpresën që të mos jetë larg”, deklaroi Rose.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit