Poirier bën “mea culpa”, i kërkon ndjesë McGregor për polemikat mbi dhurimin

16 Prill 2021
10:08
Telesport
back button

Dustin Poirier ka kërkuar ndjesë për deklaratën publike të pak ditëve më parë, kur i kërkoi llogari Conor McGregor për dhurimin e munguar të 500 mijë dollarëve që irlandezi pak premtuar për fondacionit e amerikanit. Kjo deklaratë solli reagimin e McGregor, që u shpreh se nuk do të duelojë ndaj Poirier më 10 korrik, siç kishin rëndë dakord.

Poirier u shpreh se ajo çështje nuk duhej të ishte bërë publike dhe bëri “mea culpa”. Përmes një tjetër postimi në rrjetet sociale, Poirier tha: “Unë jam shumë i dhënë pas bamirësisë, por u nxitova që bëra publike një çështje private mes meje dhe Conoir. Gabimi im, sa të jetojmë do të mësojmë. Objektivi im është të bëj mirë, të shpërndaj mirësi”.

Tashmë ndihem sikur kam sjellë një energji negative dhe një opinion personal brenda diçkaje në të cilën unë jam përfshirë dhe punoj fort, për t’u dhënë njerëzve një mundësi për të buzëqeshur. Do ta marr këtë çështje me qetësi dhe do të vazhdoj të luftoj për fondacionin tim “Good Fight”, u shpreh Poirier, që përmes kësaj letre i kërkon ndjesë Conor McGregor.

Dueli mes dy ikonave të arteve marciale mikse do të zhvillohet në Las Vegas, më 10 korrik, në eventin UFC-264.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit