Poirier kërcënon McGregor: Do ta trullos sërish me grushtat e mi

22 Qershor 2021
12:43
Telesport
back button

Pas triumfit në janar të këtij viti ndaj Conor McGregor në eventin UFC-257, amerikani Dustin Poirier po përgatitet për triologjinë ndaj irlandezit. 32-vjeçari amerikan, në duelin e janarit u hakmorr për humbjen e 7 viteve më parë dhe tashmë dy ikonat e MMA-së përgatiten për sfidën e tretë.

Poirier ka vijuar përgatitjen e tij në Florida, ku duket se po kryen seancat e fundit stërvitore para duelit të 10 korrikut, UFC-264. “Kam qenë i mbyllur në kampin tim stërvitor dhe kam qenë i fokusuar vetëm te sfida. Kam ende edhe pak javë në dispozicion për të kompletuar gjithë fazën përgatitore”, tha Poirier.

Po punoj fort për të përmirësuar sulmin tim, me goditje të shkurtra me këmbë. Por nuk kam lënë mënjanë mbrojtjen, pasi e di që Conor do të sulmojë që në fillim. Por goditjet e mia me shkelma e grushte do ta hedhin sërish KO dhe do ta trullosin si herën e fundit. do të përsëris të njëjtin rezultat si në janar”, tha Poirier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit