“Poker” me vlerë mbi 100 milionë: Napoli-Milan ka filluar të luhet në merkato

31 Mars 2023
12:20
Denis Hakanaj
back button

Napoli dhe Milan do të ndeshen tri herë në prill. Përballja e trefishtë do të nisë të dielën në ‘Maradona’, një ndeshje më vendimtare për kuqezinjtë e Piolit në garën për një  vend në Champions League.

Për skuadrën e Spalletti-t, tani me të vërtetë një hap larg titullit, duke pasur parasysh avantazhin e nëntëmbëdhjetë pikëve ndaj Lazio-s të vendit të dytë.

Sfida e Maradona-s do të jetë një antipastë e rëndësishme në funksion të ndeshjes së dyfishtë në çerekfinalet e Champions League: ndeshja e parë do të luhet më 12 prill në ‘Meazza’, ajo e kthimit në Napoli në datën 19. Në pritje të këtyre tri sfidave, ndeshja mes dy klubeve ka nisur tashmë në merkato.

Napoli kundër Milan-it për të paktën katër emra. Një poker futbollistësh vlera e të cilëve i kalon 100 milionë euro. Rreth 115 milionë euro në total.

Tre prej tyre, siç raporton ‘Tuttosport’, luajnë në kampionatin e Serisë A: bëhet fjalë për Baldanzin nga Empoli, me një vlerësim 20 milionë; Lauriente i Sasuolo-s, i cili ka një vlerësim të ngjashëm; në fund është Hojlund zbulimi i Atalanta-s, i cili kërkohet edhe nga Juventus gjithashtu. Talenti danez kushton jo më pak se 45 milionë.

Napoli-Milan në merkato jo vetëm për lojtarët që luajnë në Itali, por edhe për ata që janë jashtë. Një mbi të gjitha: Dominik Szoboszlai, fantazist hungarez aktualisht në Bundesliga me fanellën e Leipzig.

Szoboszlai është një talent i jashtëzakonshëm, një nga më të rëndësishmit të datëlindjes 2000 në Europë. Axurrët dhe kuqezinjtë e kanë ndjekur atë nga afër që nga ditët e tij te Salzburg, kur ai kushtonte rreth gjysmën e çmimit të tanishëm. Sot, në fakt, për kartonin e tij do të duheshin rreth 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit