Pole position-i i fundit i sezonit është i Verstappen, befasi për Sainz

25 Nëntor 2023
16:54
Denis Hakanaj
back button

Max Verstappen merr pole position në Çmimin e Madh të Abu Dhabi, gara e fundit e sezonit në F1.

Holandezi e mbylli me 1:23.445, përpara një super Charles Leclerc me 139 të mijtat, i aftë për të kapur rreshtin e parë me një xhiro të fundit për duartrokitje.

Pas tij McLaren i Piastrit dhe Mercedes i George Russell.

Megjithatë, përjashtimi i Carlos Sainz në Q1 ishte i bujshëm, me spanjollin që do të startojë nga vendi i 16-të, duke humbur kalimin në Q2 me vetëm 138 të mijtat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit