Polemika: Akuzohet nga 24 gra për dhunë seksuale, ylli i NFL merr dënimin qesharak

2 Gusht 2022
9:56
Telesport
back button

Ka krijuar mjaft polemika vendimi i marrë nga NFL (National Football League), që ka pezulluar vetëm me 6 ndeshje lojtarin e Cleveland Browns, Deshaun Watson, një nga yjet e këtij sporti. Ai është akuzuar për marrëdhënie seksuale të dhunshme, ndaj ky vendim është konsideruar si shumë i butë nga publiku amerikan.

Në mars të vitit 2021, kur luante me Houston Texas, lojtari i talentuar është akuzuar nga 24 gra, që i ka dhunuar teksa kryente masazh dhe terapi. Vetë lojtari i ka refuzuar akuzat e bëra, duke arritur edhe një marrëveshje me 20 nga 24 gratë që e kanë akuzuar për dhunë seksuale.

Dy juri të Teksasit, hodhën poshtë akuzat për sulm seksual, mohuan aktakuzën e Watson. Kështu, “topi” i është rikthyer NFL, që caktoi një gjyqtar të pavarur për të trajtuar çështjen. Gjyqtarja Sue L. Robinson, pasi mblodhi provat duke dëgjuar palët e përfshira, vendosi se gjashtë ndeshje pezullim janë mëse të mjaftueshme.

Watson, që nga koha a akuzave është transferuar nga Houston në Cleveland me një kontratë 230 milionë dollarë për pesë vjet. NFL mund të apelojë vendimin dhe çështja të përfundojë në një gjykatë federale të shtetit të Nju Jorkut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit