Polemika e Strakoshës: Ndoshta kanë parë diçka tjetër

10 Nëntor 2019
21:11
Denis Hakanaj
back button

Thomas Strakosha, portieri i Shqipërisë dhe Lazio-s, ka qenë protagonist në fitoren 4-2 të marrë nga skuadra e tij kundër Lecce-s, duke pritur një penallti në pjesën e dytë.

“Kemi luajtur mirë, e kemi merituar fitoren”, ka thënë Strakosha. “Kemi vuajtur pak nga fundi, por ishte e rëndësishme të merrnim fitoren dhe tani jemi në vendin e tretë”.

“Penalltia? Mendoj se nuk ishte, por kemi VAR, sigurisht kanë parë diçka që unë nuk e kam parë. Jam i lumtur që e kam pritur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit