Policia arreston kampionin e botës pak orë para garës pas një sherri në hotel

25 Shtator 2022
17:29
Gentian Spiri

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Kampionatin Botëror të Çiklizmit, event që po zhvillohet në Australi. Policia vendase ka arrestuar çiklistin holandez Mathieu Van del Poel, 4 herë kampion bote në garat e çiklizmit dhe çiklo-krosit.

Gjithçka ka ndodhur pas një incidenti që ai ka patur me fqinjët e hotelit ku ishte akomoduar, një natë parta garës së sotme, ku dhe ishte favorit për medalje. Lajmin e shpërndanë fillimisht mediat vendase dhe më pas e konfirmoi vetë çiklisti.

Është e vërtetë. Pati një mosmarrëveshje në hotel. U shtriva herët, por disa fëmijë ishin të pasjellshëm dhe nisnin të trokisnin në çdo derë në korridorin e hotelit. Në një moment situate u bë e padurueshme dhe u kërkova të mos e bënin më këtë gjë”, tha Van del Poel.

Nuk isha shumë i sjellshëm kur u bërtita dhe këtu në Australi janë të rreptë. Ata lajmëruan policinë dhe më morën me vete. Kur u sqaruan gjërat ishte ora 4 e mëngjesit, jo ora ideale për t’u përgatitur për një garë. Një tmerr, por s’mund të ndryshoj asgjë”, tha çiklisti.

Van del Poel u lirua me kusht dhe më pas mori pjesë në garë, por pas 32 kilometrash u tërhoq. Gjithsesi, ai nuk mund të largohet nga Australia, pasi të martën do të dalë para gjykatësit. Ndërkohë që, autoritetet australiane i kanë sekuestruar pasaportën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit