Policia rumune gjen 22 biçikletat e kombëtares italiane të vjedhura në botërorin francez

1 Nëntor 2021
12:05
Telesport
back button

Policia rumune ka bërë me dije se gjatë një operacioni anti-drogë që po kryente, ka gjetur 22 biçikletat e kombëtares italiane të çiklizimit, të vjedhura pak ditë më parë në Francë (Roubaix), gjatë garave të Kampionatit Botëror të Çiklizmit të sallave të mbyllura (indoor).

Vlera e 22 biçikletave të vjedhura shkonte në 600 mijë euro. Ato ishin marrë nga makina e parkuar në mjediset e hotelit ku ishte akomoduar kombëtarja “azzurre” dhe prej disa ditësh kërkoheshin nga policia franceze. Por askush nuk mendonte se ato kishin mbërritur në Rumani.

Policia rumune ndiqte prej kohësh një grup kriminal që shiste në këtë shtet sende të vjedhura nga vendet e Bashkimit Europian. Gjatë kërkimit dhe arrestimit, u gjetën biçikletat sportive të garës si dhe mjaft sende të tjera të vjedhura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit