Pollozhani: Synojmë Europën, kemi grup të cunguar

17 Mars 2019
16:27
Eraldo Harlicaj
back button

Kapiteni i Flamurtarit, Artim Pollozhani, u përzgjedh lojtari i ndeshjes pas takimit me Laçin. Ai mendon se skuadra e tij mori një barazim të merituar. Veterani i vlonjatëve e pranon se ekipi është shumë i cunguar dhe çdo futbollist që mungon ka vlerë të madhe dhe lë shenja.  

Barazimi – "Për mënyrën se si shkoi ndeshja, ishte barazim i drejtë. Nuk ishte ndonjë futboll i bukur. Fusha nuk ta lejonte të luante me pasime dhe vertikalizime të shkurtra. Jemi të kënaqur dhe me një barazim". 

Europa – "Jemi afër për Europën. Do e tentojmë deri në fund. Nuk kemi se çfarë humbim dhe do të jetë gjë e madhe për ne". 

Grupi i cunguar – "Ju e shihni formacionin. Nëse te ne mungon njëri, duhet të aktivizosh lojtar të ri. Futëm Sukajn që është ende pa gjendje. Prishen ekuilibrat nëse mungon dikush. Janë të rëndësishëm çunat e rinj, e nuk diskutohet ata me eksperiencë". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit