Portieri “braktis” Napolin; probleme familjare dhe një rast i komplikuar

10 Maj 2019
11:08
Alfred Lleshi
back button

Sezoni i Serie A nuk ka përfunduar ende, por ka nga ata që mund ta kenë prerë finishin e garës. Po flasim për David Ospina, i cili ndërpreu stërvitjen me Napolin dhe “fluturoi” drejt Kolumbisë. Sipas “Corriere dello Sport”, lojtari u largua papritmas për shkak të problemeve familjare dhe tashmë është në Kolumbi. Megjithatë, ka edhe një aspekt tjetër në këtë histori, që duket të jetë thelbësor: e ardhmja e lojtarit.

David Ospina është huazuar te Napoli nga Arsenali. Ekziston mundësia e blerjes përfundimtare të portierit, pas 25 paraqitjeve me ekipin blu, por udhëtimi në Kolumbi ndoshta nuk do ta lejojë këtë opsion. Ospina i përshëndeti shokët e tij me një fjalim, që la përshtypjen e lamtumirës: “Unë po shkoj djema, nuk e di nëse do ta shohim sërish njëri-tjetrin”. Carlo Ancelotti ka treguar gjithmonë, me fjalë dhe me fakte, se e vlerëson portierin kolumbian, por qëndrimi i tij te Napoli ndoshta mund të ketë mbërritur në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit