Portieri, i lumtur që Hazard iku nga Anglia: Në 4 ndeshje, nuk prita dot asnjë goditje të tij…

25 Qershor 2019
12:46
Alfred Lleshi
back button

Eden Hazard përballet me një fazë të re të karrierës. Ai u transferua te Real Madridi, pas disa vitesh në Premier League. I lumtur nga ky fakt është edhe një portier, që luan me Brighton & Hove Albion. Australiani do ta evitojë një nga makthet e tij më të mëdha, sezonin e ardhshëm. Fjala është për Mathew Ryan, i cili pranoi në një intervistë se ka marrë frymë lirisht, kur mësoi se Hazard u transferua te Real Madridi. 

Shkaku? Sepse çdo herë që është përballur me belgun, duke veshur fanellën e Brighton, nuk ka qenë në gjendje t’i presë asnjë goditje të vetme Hazard. "Nga katër herët, që unë u përballa me të, nuk munda t’i prisja asnjë goditje. Ose topi ka dalë jashtë portës, për faj të tij; ose ka përfunduar në rrjetë, për fajin tim. Është një realitet zhgënjyes për mua, prandaj duket shumë mirë që u largua nga Chelsea dhe Premier League”, – tha portieri australian për “Fox Football”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit