Portieri i PSG rikthehet në gjendje kome! Rritet frika e mjekëve

9 Qershor 2023
19:08
Telesport
back button

Sergio Rico eshte rikthyer sërish ne gjendjen e komas pasi ishte i vetëdijshëm për disa ditë. Kjo u raportua nga gazeta spanjolle Marca falë burimeve në spitalin Virgen del Rocío në Sevilje, ku portieri i PSG-së ndodhet i shtruar që prej 28 majit: gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Sergio Rico është ende në terapi intensive dhe, sërish me qetesues nga mjeket, mbetet në gjendje të rëndë, me mjekët në spitalin e Seviljes që vazhdojnë të monitorojnë situatën. Portieri 29-vjeçar pësoi një dëmtim në kokë pasi u rrëzua nga kali gjatë një pelegrinazhi në El Rocio, në jugperëndim të Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit