Portieri kampion bote me Gjermaninë: Pas çdo ndeshje deheshim në barin e hotelit

18 Prill 2023
12:54
Telesport
back button

Ish-portieri i Gjermanisë që u shpall kampion bote në vitin 2014, Roman Weidenfeller, ka rrëgyer se në atë turne ata kishin një ritual të veçantë. Gati 10 vjet nga titimi i titullit kampion që skuadra e Joachim Low arriti në atë botëror, ish-portieri i Borussia Dortmund, në një intervistë për “Globo Esporte” tregon disa detaje.

“Pas çdo ndeshje, uleshim të gjithë në barin e hotelin ku ishim akomoduar dhe pinim pa pushim caipirinha. Kalonim shumë orë në bar duke pirë e duke u dehur. Më pas, zgjoheshim të nesërmen në mëngjes dhe shkonim në stërvitje”, u shpreh Weidenfeller.

Një kujtim i këndshëm ky për ish-portierin gjerman gjatë kohës që skuadra ishte e grumbulluar në Santa Cruz Cabralia, një qytet bregdetar në shtetin e Salvador.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit