Post Laçi-Hapoel, portieri Selmani tremb tifozët kurbinas!

11 Korrik 2019
19:33
Anton Cicani
back button

Portieri i Laçit, Gentian Selmani, doli nga fusha e lojës me dhimbje në dorë, pasi futbollisti i Beer Sheva e shkeli me këmbë në tentativë për të kapur topin. 

Menjëherë për RTSH, gardiani i portës kurbinase, shfaqi dhimbje në gishtat e dorës, ndërsa tha se do të shihet me mjekët nëse ka diçka serioze ose jo, edhe pse ai vetë nuk e shihte si një dëmtim që mund ta lërë jashtë ndeshjes së kthimit në Izrael.

Sa i përket golit të pësuar, Selami tha: "Të vjen keq, u kapa edhe unë në befasi, pasi nuk mendoja se topi do të kalonte nën këmbët e mbrojtësit. Megjithatë, pësuam gol dhe duhet të ishim treguar të gjithë më të kujdesshëm. Luajtëm mirë, por kur barazon kështu të vjen keq".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit