“PortoHub”, televizioni rus fundos Porto-n pas eliminimit nga Champions League

14 Gusht 2019
16:36
Denis Hakanaj
back button

Porto është eliminuar në mënyrë të befasishme nga Champions League, me Krasnodar që ka arritur të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në shtëpi, duke fituar 3-2 në Portugali.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një ditë pas ka ardhur edhe tallja nga televizioni rus Match Tv, që duhej të kishte transmetuar ndeshjen e zhvilluar në “Estadio do Dragao”.

Kanali televiziv nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje me ekipin luzitan për të drejtën e transmetimit të ndeshjes së ruandit të tretë kualifikues, por ka marrë revanshin duke bërë një postim në Tëitter me logon e faqes së njohur pornografike PornHub, të cilën e ka transformuar në PortoHub dhe e ka shoqëruar me mesazhin:

“Na vjen keq, por nuk kemi licencë për të transmetuar përmbajtje për të rritur. Krasnodar ka vënë poshtë Porto-n në pjesën e parë dhe më pas ka rezistuar në të dytën”, ka shkruar klubit rus.  

“Na vjen keq që nuk kemi arritur të merrnim licencën, pavarësisht se kishim një marrëveshje. Në rast se do të ishte kualifikuar në fazën me grupe të Champions League, Porto do të kishte fituar 15,25 milionë euro, tani do të marrë 2,92 milionë euro për Europa League. Diçka nuk ka shkuar mirë për ata”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit