“Portokalli” me Superioren, ndryshon sërish kalendari i kampionatit

17 Dhjetor 2018
17:26
Eraldo Harlicaj
back button

Me shpresën në Zot se orari nuk do të ndryshojë ditën e ndeshjes, ekipet e Superiores kanë marrë vesh oraret e fundit për javën e 18 të kampionatit shqiptar. Mesditen e sotme një e-mail u erdhi klube duke vendosur dhe oraret e sfidave të kësaj fundjave, por që ka ndryshuar sërish.

Nuk ndryshon fakti që java e 18 do të luhet në 3 ditë, por oraret dhe ditët e takimeve. Takimet e ditës së premte nuk ndryshojnë, pasi Kamza dhe Skënderbeu do të luajnë prej orës 13:30, ndërsa Tirana dhe Flamurtari do të përballen mes tyre në “Selman Stërmasi” prej orës 16:30.

Ndryshime në ndeshjen e Teutës kundër Laçit. Takimi mes palëve do të luhet prej orës 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. U mendua se kjo ndeshje do të luhej prej orës 16:30, por orari ka ndryshuar sërish. Ndeshja ndërmjet Luftëtarit dhe Partizanit nuk do të luhet ditën e shtunë, siç ishte parashikuar në njoftimin e parë, por ka kaluar të dielën në orën 13:30.  Në ditën e fundit të javës do të luhet dhe takimi ndërmjet Kukësit dhe Kastriotit, prej orës 13:30.

Të premten
13:30/ Kamza-Skënderbeu
16:30/ Tirana-Flamurtari
Të shtunën
17:00/ Teuta – Laçi
Të dielën
13:30/ Kukësi – Kastrioti
13:30/ Luftëtari-Partizani

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit