Portugalia përgatitet për yllin e radhës, Joao Felix: Më i mirë se unë!

18 Maj 2020
21:44
Eraldo Harlicaj
back button

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix, ka folur për vëllain e tij. Ai mendon se Hugo mund të jetë djaloshi i ri i artë i Portugalisë. Joao ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vëllain, madje ka festuar dhe një gol të shënuar në Europë me Hugon.

“Vëllai im bën gjëra që unë nuk mund t’i bëja në moshën e tij. Hugo mund të jetë djaloshi i artë i Portugalisë në vitet e ardhshme. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të kalojë në ekipin e parë të Benficas”, – tha Joao.

Hugo është pjesë e akademisë së Benficas dhe duket se do të vazhdojë rrugën e artë të vëllait të tij. Ai mendon se vëllai i tij do ta parakalojë dhe do të arrijë një karrierë më të rëndësishme se ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit