Poshtërim në debutim, Shqipëria U-19 shpartallohet nga Greqia!

13 Nëntor 2019
21:38
back button

E nisim me turp aventurën në kualifikueset e Europianit të U19. Kombëtarja jonë është shpartalluar me shifrat 5-1 ndaj Greqisë, në sfidën e luajtur në stadiumin “KRC Genk Arena”.

Pjesa e parë ishte e mirë për të besuarit e Dedes, teksa pavarësisht se pësuan gol në minutën e 13-të, patën disa shanse për të barazuar. Pjesa e dytë u mendua se do të ishte më e mirë për 19-vjeçarët tanë, por Broja apo Muçi nuk dukeshin në ditë të mirë.

Në minutën e 59-të dhe të 72-të, grekët shënuan edhe dy herë të tjera, ndërsa Dobra shkurtoi diferencën në 3-1. Në fund, Kombëtarja jonë u shthur dhe pësoi edhe dy gola të tjerë, duke mbyllur gjithçka me turp dhe me shifrat 5-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit