Postimi i Xhakës tërbon tifozët e Arsenal, tjetër sulm në rrjet nga “Topçinjtë”

17 Nëntor 2019
21:34
back button

Vijojnë konfliktet mes Granit Xhakës dh tifozëve të Arsenal. Pas kontestimeve me kore e vërshëllima ndaj mesfushorit në ndeshjen ndaj Crystal Palace, tashmë beteja vijon në rrjetet sociale.

Tifozët anglezë nuk janë treguar aspak tolerantë, aq sa kanë arritur deri te mallkimet e urimi për vdekjen e të bijës së futbollistit. Tashmë saga është pasuruar me një tjetër kapitull, kur ish-kapiteni i “Topçinjve” publikoi një foto të tijën me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës.

Një foto e shoqëruar me komentin: “Lumturia ekziston atëherë kur je i kënaqur me veten dhe nuk ke nevojë për konfirmimin e të tjerëve”. Koment që është interpretuar si një referim të situatës së tij te Arsenal, e turbulluar nga marrëdhënia me tifozët. Kaq ka mjaftuar që në rrejt të nisë sulmi i radhës ndaj Xhakës nga tifozët e “Topçinjve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit