POSTIMI: Largimi i Suarezit nga Barca, Ter Stegen thyen heshtjen!

25 Shtator 2020
19:35
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Luis Suarez u largua nga skuadra e Barcelonës pas 6 viteve dhe kaloi tek ekipi i Atletico Madridit. Uruguiani u largua me polemika, pasi Barca nuk pati respekt për të dhe shumë futbollistë i dolën në krahë.

I radhës ishte portieri Marc-André ter Stegen i cili postoi një foto me uruguianin dhe vlerësoi maksimalisht sulmuesin. “Luis, ti do të jesh një legjendë e Barcelonës përgjithmonë. Ne jemi shumë mirënjohës për gëzimin dhe lumturinë që i ke dhënë klubit këto 6 vite.

“Do të jemi kundërshtar në fushë dhe do të jetë sfidë e re. Të uroj ty dhe familjes tëndë më të mirën për të ardhmen. Një përqafim të fortë”, – shkruan shtatlarti për shokun e tij të ekipit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit