Postimi në Instagram, Olsi Rama debaton me tifozët e Partizanit!

11 Mars 2020
13:19
back button

Partizani nuk po kalon një moment të lehtë dhe kjo duket qartë në fushë, në renditje por edhe në harmoninë tashmë të prishur brenda skuadrës, për shumë e shumë faktorë. Për tifozët kupa është mbushur me kohë, ndërsa tashmë do të derdhet, aq sa në postimin e drejtorit Olsi Rama për stadiumin, ka pasur edhe një bashkëbisedim mes tij dhe tifozëve që kërkonin llogari për këtë sezon.

Kreu tashmë është 15 pikë larg dhe thuajse e pamundur që të arrihet më, por me këto paraqitje dhe ritëm po rrezikohet edhe Europa.

Rama ka kthyer përgjigje mbi humbjen e thellë në derbi,

“Kush tha që nuk na vjen turp për humbjen dhe për rezultatin, por jo për mënyrën si erdhi ajo humbje ama?! Për ndeshjen me Tiranën mobilizimi ka qenë maksimal dhe kjo u pa në fushë. Ndeshja u vendos nga episodet dhe e pa e gjithë bota”…

“Partizani nuk ka faj, ashtu si nuk ka asnjë ekip që dëmtohet nga gjykimet e dobëta, por asnjëherë nuk duhet të jetë arbitrimi justifikim për humbjet kur ato nuk meritohen në fushë. Ne duhet të ngrihemi më të fortë që t’i mundim të gjithë bashkë me arbitrat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit